Besimtarët e krishterë këtë të dielë të 9 Prillit kremtojnë Pashkën.
Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.
Besimtarë të shumtë shkuan në Katedralen e kryeqytetit për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohej nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj, shkruan Top Channel
Imzot Arjan Dodaj tha para besimtarëve se dëshiron që të gjithë t’i japin dritë natës së errët që nxiti korrupsionin, të largimit të të rinjve apo dhunën ndaj grave.