Ndryshe nga sa mund të mendoni ose t’ju kenë thënë, migrena nuk është vetëm një dhimbje e fortë koke.
Shumë mjekë nuk dinë mjaftueshëm për nuancat e çrregullimeve të migrenës, tha për CNN Dr. Frederick Godley, një specialist i veshit, hundës dhe fytit dhe president i Shoqatës Amerikane të Çrregullimeve të Migrenës.
Kur njerëzit mendojnë për migrenën, ata shpesh mendojnë për dhimbjen e kokës. Por shumë njerëz përjetojnë shumë më tepër simptoma se kaq.
Rreth 1/3 e njerëzve përjetojnë disa ndjesi para se të nisin dhimbjet e kokës. Këto ndjesi mund të zgjasin 5 minuta deri në një orë dhe janë: shikim i paqartë, shikim i njollave, mpirje ose ndryshime në të folur.
Lista e simptomave të mundshme që lidhen me migrenën është e gjatë, por po përmendim disa: marramendje, tringëllimë në vesh, ndryshime të humorit, gogësimë, dhimbje në qafë dhe dëshirë për ushqim, shkruan Anabel Magazine.
Disa nga simptomat, duke përfshirë rraskapitjen, mund të ndodhin para migrenës.