Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi Avokati i Popullit i ka dërguar 104 ankesa të punonjësve publikë dhe sindikatave në Gjykatën Kushtetuese, përcjell InLajmi.
Haxhiu thotë se Avokati i Popullit ua hoqi maskat Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për më tepër, Haxhiu thekson se “104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e padijshme dhe e papërgjegjëshme”.
Sipas tij, deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qyetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e “shefit”.
Postimi i plotë i tij:
Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së.
104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e pa dijshme dhe e papërgjegjëshme.
Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj.
Sipas Avokatit të Popullit procesi i miratimit të Lgjit të Pagave nuk ka qenë transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik.
Ligji nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as me frymën e Aktgjykimit KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese.
Shpresoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i shpejtë dhe i drejtë për të eleminuar pabarazinë dhe padrejtësitë.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qyetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e “shefit”.
Pushteti gaboi që injoroi amandamentet tona në Ligjin e Pagave dhe kërkesat e sindikatave sepse do të eleminoheshin me kohë padrejtësitë dhe pabarazitë. /InLajmi/