Frashniza Star Wars e ka konfirmuar që të 3 filma janë në punim e sipër.
Filmi i parë i franshizës do të bëhet nën regjinë e James Mangoldit i cili e ka bërë regjinë e filmit të sivjetmë të Indiana Jones, Indiana Jones And The Dial Of Destiny.
Ky film do ta eksplorojë “Xhedain e parë që përdor forcë”, sipas Kennedysë, shkruan Empire.
Ndërkaq, filmi i 2-të do të bëhet nën regjinë e bashkëkrijuesit të The Mandalorian, Dave Filoni, transmeton Kult Plus.
Krejt në fund, filmi i 3-të do ta ketë firmën e regjisorit të Ms. Marvel Sharmeen Obaid-Chinoy dhe do të lëvizë për 15 vjet larg The Rise Of Skywalker.