Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 28-të.
Në program për ditën e sotme janë 2 ndeshje për tu zhvilluar, ku 2 pretendentët kryesorë për titullin e kampionit, Ballkani dhe Drita zbresin në fushë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet përballet me Malishevën.
Vendasit duan të vazhdojnë me fitore pasi qëllimi është të rikthehen në krye të Superligës, pozitë që mbahet nga Drita, shkruan Telegrafi.
Në anën tjetër mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi në Suharekë, edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë.