Pas shumë protestave në rrugë, arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes e vrasjeve të tyre në rrugë e burgje, lideri i VV’së, Albin Kurti më në fund erdhi në krye të pushteti duke i fituar zgjedhjet e 6 tetorit.
Albin Kurti ishte befasia e këtyre zgjedhjeve duke dal i pari para Vjosa Osmanit e Kadri Veselit, partia e tij arriti që të fiton mbi 221 mijë vota, duke e lënë mbrapa LDK’në me mbi 206 mijë vota.
Pak kush besoi se Vetëvendosje do të fitonte, por populli ndëshkoi me votën e tyre keqqeverisjen e PDK’së, LDK’së, AAK’së, Nismas, AKR’së, ku skandalet e shumta të korrupsionit, krimit, punësimeve partiake, rrahjeve, kurdisjet e tenderëve dhe shumë gjëra të tjera i lodhën qytetarët dhe votuan ndryshimin.
Por, kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë filluar bisedimet për koalicion mes dy partive, bisedime këto që filluan para zgjedhjeve, mirëpo do të fillon viti 2020 dhe këto dy parti do të jenë pa marrëveshje dhe Kosova do të mbetet pa një qeveri të re e të udhëhequr nga partia e Kurtit.
Takimet mes Kurtit e Mustafës filluan në shpinë e këtij të fundi si një kërkim falje për të kaluarën ku Vetëvendosje i sulmoi shtëpinë me koktej molotovi e eskortën e tij me gjësende të ndryshme, pasuan pastaj në hotele luksoze, më pas nëpër selitë e dy partive e së fundi i bënë më serioze duke u takuar në Kuvendin e Kosovës.
Por të gjitha këto takime për ndarjen e pushtetit dhe pozitat të larta të shtetit u bllokuan nga një pozitë e lartë shtetërore, kërkesa e LDK’së për pozitën e presidentit që të ju takon atyre ka bllokuar vendin dhe arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes dy partive për formimin e qeverisë së re.
Isa Mustafa nuk po lëshon pe për pozitën e presidentit, kurse Kurti i bllokuar nga kjo kërkesë ka lajmëruar se vendi edhe mund të shkon në zgjedhje pasi VV nuk do të flet për këtë pozitë njëherë, por kur t’i vjen koha më 2021.
Krejt çfarë ka bërë Kurti deri tani pas dështimeve të bisedimeve me LDK’në, ka emëruar si kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën, emërim ky që nuk ishte marrëveshje mes dy partive, transmeton Gazeta Express.
Kujtojmë se Kurti do të shkon tek zyra e presidentit Hashim Thaçi me 6 janar për ta caktuar mandatarin e qeverisë së re, kjo vjen pas refuzimit të tre ftesave nga ana e Kurtit ndaj Thaçit. Gjithçka mbetet të shihet se a do të ketë kohë që Kurti të arrijë marrëveshje koalicioni me LDK’në për formimin e qeverisë së re.