Në lidhje me termin e përdorur në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Personave të Pagjetur ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, përcjell InLajmi.
Musliu-Shoshi tha se Bislimi po vazhdon të mos e thotë të vërtetën rreth pazareve me Serbinë dhe se me këtë po vazhdon ta fyej përfaqësuesin e personave të familjarëve të të pagjeturit Bajram Çerkinin.
Ndryshe edhe në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja ka kërkuar nga Bislimi të ia sqaroj se pse është hequr termi Personat e Zhdukur me Dhunë.
Postimi i plotë i saj:
Besniku prap e thot të pavërtetën rreth pazareve me Serbinë për çështjen më të ndjeshme të shoqërisë tonë, të PAGJETURIT!
Vazhdon me fyerje drejt bacës BAJRAM QERKINI
Sinqerisht të dhemb shpirti. /InLajmi/