Një fshat i tërë në provincën jugore Adiyaman në Turqi u evakuua pasi një shkëmb i madh u nda në gjysmë kur tërmeti goditi zonën. Adiyaman është një nga 3 provincat më të prekura nga një prej tërmeteve më të rënda në historinë moderne të Turqisë që goditi vendin javën e kaluar.
Lëkundjet bënë që shkëmbi të ndahej në 2 pjesë në fshatin malor. Ditën e djeshme ndodhi një tjetër ndarje, duke bërë që një pjesë e shkëmbit të mbështetej në mënyrë të rrezikshme në shtëpinë ku jetonte një grua 80-vjeçare me djalin e saj 37-vjeçar.
“Në ditën e nëntë të tërmetit, pati një tjetër zhurmë të një shpërthimi të madh. Një pjesë e shkëmbit u përmbys drejt shtëpisë sonë. Pjesa tjetër u rrëzua drejt shtëpive të tjera, por u var në një pozicion të qëndrueshëm. Pritja jonë fillestare nga shteti është që të dërgojmë dikë që të thyejë këtë shkëmb për të garantuar sigurinë e shtëpive tona”, tha Aziz Ozakazanc, banor i zones, transmeton A2CNN.
Sipas Ozakazanc, njerëzit u evakuuan dhe tani jetojnë në tenda në fshat.