Rubini 55.22 karatësh pasi të dalë në ankand pritet të shitet për mbi 30.3 milionë dollarë, më i vlefshmi perlë e këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në ankand, transmeton InLajmi.
Guri do të dalë në ankand në New York në qershor, më pak se një vit pasi firma kanadeze Fura Gems e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Mozambik.
Duke njoftuar shitjen të mërkurën, Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si “shumë të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg.
I quajtur Estrela de Fura (ose Ylli i Fura në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht), guri pritet të arrijë më shumë se 30 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandit.
Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet ato me ngjyra, në veçanti rubinët konsiderohen ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë, shkruan CNN.
Rekordi aktual i ankandit për një rubin u vendos nga Sunrise Ruby, një gur 25.59 karatësh i gjetur në Myanmar që arriti në 30.3 milionë dollarë në Gjenevë, Zvicër, në 2015. /InLajmi/