Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka qëndruar këtë të mërkurë në Rezallë, pasi janë bërë 24 vjet nga masakra e kryer nga forcat serbe në këtë qytet, përcjell InLajmi.
Çitaku tregoi rrëfimin e një nëne për burrin e saj, që është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.
Ajo theksoi se ajo pyeti edhe për ish-presidentin, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
“Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?” Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë.
“Edhe Bedrinë tem 6 vite e kanë mbajtë në burg në Serbi” vazhdoi të rrëfente nëna Havë derisa rrinte ulur tek varrezat e martirëve në Rezallë.
Burri i nënës Havë është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.
#LiriaKaEmër /InLajmi/