Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka thënë se duket qartë që nuk ka prova se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte.
“Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet. Ne respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatën që është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por duke patur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate speciale me vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga kjo njollë. Ajo që po ndodh prej më shumë se 2 vjetësh është e dëmshme. Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte”,ka thënë ajo.
Theksojmë së këto 3 ditët e fundit, në Hagë është mbajtur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell A2CNN
Para trupit gjykues ish udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar plotësisht të pafajshëm