Avokatja e mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, deklaroi se nuk ka asnjë provë të besueshme që dëshmon se Krasniqi është i përfshirë në krime lufte, raporton InLajmi.
Pas avokates, fjalën e mori Jakup Krasniqi, i cili deklaroi edhe një herë se është i pafajshëm.
Në fillim të deklarimit të tij, Krasniqi dha një biografi të shkurtër të tij, duke filluar nga shkollimi për të kaluar më pas te lufta dhe regjimi jugosllav. Krasniqi theksoi se babai i tij kishte qenë viktimë e kësaj dhune nga regjimi jugosllav.
Krasniqi përshkroi tmerret që ka përjetuar nga rrahja dhe torturat që ka pësuar nga burgosja asokohe nga regjimi jugosllav.
“Pas më shumë se 10 viteve me 23 korrik 1991 u lirova nga burgu i Novi Sadit. por kjo nuk ishte liri sepse populli shqiptarët ishin populli më i robëruar dhe unë kështu dola në burgun me 2 milion shqiptarë.
Tutje tha Krasniqi tha se “Nuk e kuptoj logjiken e akuzave ndaj meje sepse unë e urrej dhunën, vrasjet burgosjet, këto i konsideroj si veprime tepër të ulëta e çnjerëzore. Unë Jakup Krasniqi asnjëherë nuk kam qenë i përshirë as në vrasje as burgosje e as në maltretimin e askujt.
“Unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. E kam pasur të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për të realizuar çlirimin kombëtar në luftën kundër atyre që ushtruan gjenocid ndaj nesh”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi përshkroi edhe shumë ngjarje të përjetuar si i burgosur, por edhe kujtoi kohën e angazhimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kishte qëllim organizimin e jetë institucional në Kosovë.
Tutje, Krasniqi theksoi se nuk e kupton logjikën e akuzave të ngritura kundër tij derisa serbët kanë ushtruar dhunë, masakruar e bërë krime në Kosovë. /InLajmi/