Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Bostjan Poklukar, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos, përcjell InLajmi.
Ky takim po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.
Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si dhe identifikimin e veprimeve të ndryshme në luftën kundër kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit, si dhe menaxhimin e ri pranimit dhe kthimit. /InLajmi/