Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e së hënës një punëtor brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Nga policia treguan tutje se i ndjeri dyshohet të ketë rënë nga një lartësi e objektit dhe se hetuesit po merren me rastin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit /InLajmi/