Qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, raporton InLajmi.
Marshi do të organzohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar më pas drejt sheshit “Skënderbeu”.
Transport të organizuar ka pasur nga të gjitha komunat, andaj numër i lartë i qytetarëve i janë bashkuar këtij marshi, i cili megjithëse ende nuk ka filluar, në kryqytet janë parë qindra qytetarë.
Rikutjojmë se ky marsh është organizuar nga platforma “Liria ka emër”. /InLajmi/