Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 86 martirët e rënë në Kralan, përcjell InLajmi.
Hardinaj ka thënë se në Kralan të Gjakovës forcat barbare ekzekutuan djem dhe burra të pafajshëm, nga grupi që kishin braktisur vatrat e tyre, për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.
Sipas Haradinaj, një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj siç thekson ai, gjithmonë do t’i kujtojmë ata që u flijun për këtë tokë.
Ai thotë se liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre.
Postimi i plotë i tij:
Sot, nderojmë dhe kujtojmë 86 martirët e rënë në Kralan, në 24-vjetorin e pavdekësisë.
Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat barbare ekzekutuan djem dhe burra të pafajshëm, nga grupi që kishin braktisur vatrat e tyre për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.
Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj sot e gjithmonë do t’i kujtojmë ata që u flijuar për këtë tokë. Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre. /InLajmi/