Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të kësaj komune është nisur drejt Prishtinës për të marshuar për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen dhe mbahen në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Hamza ka ftuar qytetarët që të marshojnë për drejtësi.
Ai në rrjetin social facebook ka publikuar një foto para nisjes me autobus bashkë me qytetarët, në të cilën ka shkruar “Sot bashkë me Ensarin dhe mijëra qytetarë marshojmë për drejtësi”.
Postimi i plotë i tij:
Sot bashkë me Ensarin dhe mijëra qytetarë marshojmë për drejtësi!
Shihemi në shesh! /InLajmi/