Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, u është drejtuar qytetarëve para fillimit të “Marshit për Drejtësi” në kryqytet, përcjell InLajmi.
Krasniqi, ka thënë se sot, përmes Marshit për Drejtësi, bashkë me mijëra qytetarë do t’i tregohet botës për krenarinë ndaj historisë sonë më të lavdishme dhe themeluesve të UÇK-së.
Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të takohen nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij:
Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme.
Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së.
Në ora 14:00, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /InLajmi/