Në Shqipëri do të nisë Konventa Ndërkombëtare e Turizmit “FESTA”, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njoftoi se kjo konventë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit do të sjellë në Shqipëri pjesëmarrës nga 38 vende të botës.
Për më tepër, ai theksoi se kjo platformë diskutimi do të promovojë Shqipërinëm si destinacion i ri turistik i Mesdheut.
Postimi i plotë i tij:
Dhe me Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, “FESTA”, që nis nesër në Tiranë, në bashkëpunim të veçantë me Organizatën Botërore të Turizmit, ku do të mblidhen pjesëmarrës nga 38 vende të botës, në një platformë diskutimi e promovimi për Shqipërinë si destinacion i ri turistik i Mesdheut, ju uroj të diel të paqtë . /InLajmi/