Ndryshimet klimatike po rrezikojnë, gjithnjë e më shumë, Alpet Evropiane.Çdo vit, vërehet se po shkrihet ngrica dhe bora e përhershme që gjendet mbi 2.500 metra lartësi. Pa to, faqet e maleve mund të bëhen të paqëndrueshme.
Shkrirja po ndodh në 2 shkallë të ndryshme kohore. Së pari, shkrirjet afatshkurtra ndodhin çdo verë, por duke nisur nga viti 2015 kanë qenë më të shpeshta dhe më të shumta, për shkak të valëve të të nxehtit. Shkalla tjetër kohore mund të shihet përmes të dhënave afatgjata të mbledhura nga sensorët e ngulitur në shkëmbinj. “Kjo ngrohje e qëndrueshme dhe e ngadaltë e klimës mund të provokojë edhe rënie gurësh”, thonë studiuesit.
Në rastet kur ndodh ndonjë rënie masive gurësh, shkencëtarët arrijnë të analizojnë vjetërsinë e akullit që ndodhej në brendësi të këtyre të çarave. Zakonisht, është gjetur ngricë e përhershme e vjetër 800 deri në 4500 vjet e vjetër. Por pavarësisht kësaj, shumica po shkrijnë dalëngadalë.
Vitet e fundit, numri i këtyre ngjarjeve po rritet me shpejtësi në shumë pjesë të Alpeve, ndaj ekziston frika se në dekadat e ardhshme, rënia e gurëve dhe shkrirja e akujve do të ndryshojnë në mënyrë drastike peizazhin e maleve. Me të rritet edhe rreziku për alpinistët. Në vitin 2017, rëniet e mëdha të shkëmbinjve nga Pizo Cengalo, në kufirin e Italisë dhe Zvicrës, shkaktuan një ortek që vrau tetë njerëz. Të pavetëdijshëm për këto kërcënime, shumë alpinistë ende zgjedhin të ngjiten në kushte të rrezikshme, shkruan A2CNN.
Megjithatë, përveç ndryshimit të temperaturave, arsyet e ndryshimit të formës së maleve janë të shumta. Në Alpet franceze, plot 947 elemente të infrastrukturës të tilla si kasolle, restorante, teleferikë dhe vendpushime skish po dëmtojnë drejtpërdrejtë rajonet e ngricave të përhershme.