Ngjarja më e rëndë ndodhi në Ilinois aty ku u shkatërrua çatia e Teatrit “Apollo”, në të cilin ndodheshin më shumë se 260 persona teksa po mbahej një koncert muzikor. CNN raporton se një person është konfirmuar i vdekur, ndërsa 5 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.
Tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Arkansas e Misuri, ku është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa me dhjetëra mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton A2 CNN.
Në Arkansas është konfirmuar një i vdekur si pasojë e një tornadoje të fuqishme, e cila shkatërroi shumë shtëpi e makina.