Këtë të shtunë në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen 3 ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 27-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina do të luaj në shtëpi kundër Trepçës ’89.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Podujevë, mes Llapit dhe Malishevës, shkruan IndeksOnline.
Të 3 këto duele do të nisin nga ora 15:00.