• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

KDMLNJ reagon ashpër pas shtrenjtimin të rrymës: Të drejtat e njeriut e kanë humbur kuptimin

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
5 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
KMDLNJ kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka një thirrje për deputetët
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtimin e faturave të rrymës “vetëm për shqiptarë dhe joserbët”, madje me përqindje më të lartë sesa kërkesa fillestare, përcjell InLajmi.

KMDLNJ i quan “plaçkitës të paskrupullt” anëtarët e Bordit të ZRRE-së. “Sot, të drejtat e njeriut e kanë humbur kuptimin në Kosovë, ato janë vetëm në letër”, thekson kjo organizatë.

Reagimi i plotë:

ZRRE, ashtu siç e kishte paralajmëruar opinionin KMDLNj, dje mori vendim që faturat e rrymës vetëm për shqiptarë dhe joserbë të rriten afërsisht 15.4 për qind që ishte më shumë se 2.5 për qind nga kërkesa fillestare për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Natyrisht se kjo rritje nuk i prekë as edhe për një cent të vetëm serbët të cilët, që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinat dhe shërbimet tjera në ndërkohë që kanë punuar për interes të Serbisë dhe kundër institucioneve të Kosovës.

Që nga përfundimi i luftës e deri më sot, me lirimin nga pagesa për këto detyrime për të cilat shqiptarët dhe joserbët, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, nëse nuk i kanë paguar me kohë kanë përfunduar në gjykatë apo te përmbaruesi.

Ka pasur raste kur përmbaruesit ua kanë ndalur mjetet e ndihmës sociale dhe të pensioneve, për t’i shlyer borxhet për faturat e papaguara në ndërkohë që me këto mjete të falura nga të gjitha qeveritë e Kosovës, sidomos në veri ka lulëzuar krimi i organizuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe prodhimit të kriptovalutave për të cilat nevojitet një sasi e madhe e rrymës. Një kohë të gjatë, operatori KEDS-i dhe KESCO kanë plaçkitur qytetarët e Kosovës duke ua fryrë faturat e rrymës dhe me ato mjete ua kanë paguar rrymën serbëve të rebeluar. Sigurisht se në këtë mënyrë kanë vepruar edhe me shërbimet tjera.

Avokati i Popullit dhe KMDLNj-ja e patën denoncuar këtë plaçkitje pas së cilës Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se është e kundërligjshme duke rekomanduar që menjëherë të ndërpritet me këtë vjedhje institucionale të qytetarëve të Kosovë, në dobi të serbëve.

KMDLNj, në takim me ish – kryeministrin Ramush Haradinaj ka kërkuar që qytetarët të kompensohen për dëmin që iu ishte bërë përmes fryrjes së faturave, ishte një premtim se do të ktheheshin ato mjete përmes faturave të rrymës por se asgjë nuk u bë në këtë drejtim.

Plaçkitja e qytetarëve atëherë, pa asnjë dyshim ishte vepër penale por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga Prokuroria e Shtetit përkundër faktit se kjo vjedhje ishte bërë publike dhe këtë e kishin pohuar edhe zyrtarët e operatorit. Sigurisht se politika vendore dhe ndërkombëtare nuk e kishte lejuar këtë hetim. ZRrE, kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë në mbrojtje të interesit të qytetarëve por gjithmonë sikur edhe tani është në mbrojtje të interesit të operatorëve si dhe serbëve që nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar.

Arsyetimi i tyre se, nëse nuk do të kishte rritje të çmimit për rrymën e shpenzuar për shqiptarët dhe joserbët, atëherë do të kishte reduktime është arsyetim i paqëndrueshëm dhe mashtrim i opinionit aq më parë që, me përmirësimin e kohës, kërkesa për rrymë bie dhe nuk rritet. Është e vërtetë që Kosova e shet rrymën vazhdimisht duke shkaktuar mungesë të rreme në treg ndërsa e paguan më shtrenjtë kur përballet me protesta apo paralajmërim të tyre.

Kryetari i Bodit të ZRrE është i pasinqertë dhe mashtrues kur sajon arsyetime për shtrenjtim të rrymës dhe e favorizon krimin e organizuar në veri duke ua paguar rrymën e shpenzuar pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe pa asnjë reduktim.

Kryetari i këtij ekipi plaçkitësish të paskrupullt të buxhetit të shtresave më të rrezikuara në mënyrë flagrante i shkelë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës duke ua lejuar faturimin e rrymës ekskluzivisht në baza etnike. Në një vend normal, jo që do të shkarkohej por do të hetohej penalisht për diskriminim të qytetarëve. Qeveria e Kosovës, përmes ministrave krejtësisht të padijshëm, përpiqet të heq përgjegjësinë nga kjo ngritje e çmimit të rrymës me arsyetimin se ZRrE është institucion i pavarur ndonëse nuk ka lënë vend pa i futur hundët dhe pa ushtruar ndikim.

Qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë mirë e mirë se kujt do t’i japin votën në zgjedhjet e radhës sepse deputetët e legjislaturës aktuale nuk kanë bërë asgjë për të mbrojtur interesat e qytetarëve – votuesve të mundshëm. Në një gjendje të rënduar ekonomike ku një ministër, pa asnjë kredibilitet profesional dhe moral e rritë tatimin në pronë mbi 100 për qind dhe luan ping – pong me komunat duke dhunuar buxhetin e qytetarëve të Kosovës dhe që pastaj, si Robin Hudi del me propozim (pa asnjë bazë ligjore) që komunat t’ua falin nga 100 euro qytetarëve për tatim në pronë, ky ministër do të fluturonte nga qeveria, si mashtrues dhe manipulues.

Sot, në Kosovë ky veprim llogaritet si virtyt, për fat të keq. E kanë gjetur një “modus vivendi” për ta materializuar një përfitim material që iu përshtatet edhe qeverisë së Kosovës, edhe komunave në Kosovë.

Hiç këtu serbët që duke shfrytëzuar përfitime jonormale, në dëm të shqiptarëve dhe joserbëve janë shndërruar në “nebeski narod – popull hyjnor“. E tërë Franca, qe një kohë është në këmbë duke protestuar për të drejtat ekonomike dhe sociale sikur që edhe Gjermania ka hyrë në grevë të përgjithshme, gjithashtu duke kërkuar rritje të pagave për të përballuar rritjen e çmimeve.

Në Kosovë ku pensionet që iu jepen atyre që me punë i kanë merituar dhe kanë kontribuar për shtetndërtim, paraqesin turp dhe nënçmim.

Gjithashtu edhe ndihmat sociale sikur edhe kompensimet që jepen për grupet e margjinalizuara, veteranët e luftës, familjet e të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet minimale e lëre më për një jetë të dinjitetshme apo edhe për një vdekje të dinjitetshme.

Qytetarët e Kosovës janë lënë pa asnjë mbrojtje dhe pa asnjë përkrahje në aspektin social dhe material dhe, përveç kundërshtimeve verbale të çastit, me asgjë nuk e kundërshtojnë këtë diskriminim sikur që e bëjnë në Francë dhe Gjermani, ku cilësia e jetës është në nivel shumë më të lartë se në Kosovë.

Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe vepër penale e kjo po ndodhë në Kosovë , shqiptarët dhe joserbët janë të detyruar të paguajnë të gjitha faturat (edhe duhet t’i paguajnë) kurse serbët këtë nuk e bëjnë, që nga përfundimi i luftës e deri më tani. Në një vend normal ku ka aktivizëm qytetarë dhe deputetë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, asnjë qeveri nuk do t’i mbijetonte presionit të arsyeshëm shkaku i diskriminimit të lakuriquar në baza etnike. Po nëse ky veprim do t’iu bëhej serbëve, rasti do të shkonte deri te Kombet e Bashkuara, sjhkruan FrontOnline

Sot, të drejtat e njeriut e kanë humbur kuptimin në Kosovë, ato janë vetëm në letër!/InLajmi/

Tags: Energjia e ElektrikeKMDLNJZRRE
Postimi i mëparshëm

Tërmet tjetër godet Turqinë, kaq ishte magnituda

Postimi tjetër

Mustafa: 2 herë rritet çmimi i energjisë, për 2 vjet qeverisje të Kurtit

Të ngjajshme Postime

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Postimi tjetër
Mustafa i LDK-së: Po vlon pushteti!

Mustafa: 2 herë rritet çmimi i energjisë, për 2 vjet qeverisje të Kurtit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu