Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj reagoi pas djegies së veturave në veri të Kosovës ditëve të fundit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri.
Për më tepër Haradinaj tha se paqja në Kosovë është e paalternativë dhe inkurajoj të gjitha palët që të jenë të pa kompromis në vendosmërinë e tyre.
Lideri i AAK-së, mos pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e prillit e shef mosgatishmëri të palës serbe për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit.
Ai thekson urgjencën që Serbia dhe Kosova duhet ta kenë në përmbushjen e obligimeve me marrëveshjen e Ohrit, ndërsa kërkon nga presidenti i Serbisë që të urdhëroi njerëzit e tij ti ndalin sulmet e dhunshme.
Postimi i plotë i tij:
Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Serbia dhe Kosova duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Presidenti i Serbisë të heqë dorë nga destruktiviteti dhe t’i urdhërojë njerëzit e tij që të heqin dorë nga sulmet e dhunshme.
Njëkohësisht, kërkoj nga BE dhe ShBA që të shfrytëzojnë gjithë mekanizmat e tyre që ta mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të sponsorizuar prej tyre, si bazë e fortë e rivendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.
Në të kundërtën angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej përpjekje pa rezultat. Nëse marrëveshja nuk reflekton me një normalitet në terren, efektet e saj do të jenë të papërfillshme.
Paqja në Kosovë është e paalternativë dhe inkurajoj të gjitha palët që të jenë të pakompromis në vendosmërinë e tyre për të mënjanuar të gjithë ata që e rrezikojnë edhe marrëveshjen edhe sigurinë. /InLajmi/