Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i gatshëm për t’u përballur me çdo lloj skenari gjatë zgjedhjeve lokale në 4 komunat në veri të Kosovës.
Data për t’iu drejtuar kutive të votimit është 23 prilli, dhe megjithëse janë ngritur shqetësime se Lista Serbe, e cila nuk do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, mund të shkaktojë tensione gjatë procesit zgjedhor, KFOR-i vlerëson se në këtë moment nuk ka indikatorë të problemeve të sigurisë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, misioni ndërkombëtar i sigurisë thekson se po ruan nivelin e lartë të gatishmërisë për t’u përballur me çdo lloj skenari për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.