Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj bëri të ditur se është takuar me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë Matti Nissinen, përcjell InLajmi.
Haradinaj deklaroi se ata biseduan për modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Më tej ai falënderoi Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kolegë pritëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Finlandës në Kosovë z. Matti Nissinen, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisari” – CMI.
Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të.
E falënderova Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese. /InLajmi/