Deklaratat e fundit të shefit të kabinetit të presidentes Blerim Veles, AGK-ja i quajti të rrezikshme dhe të papranueshme, ndërsa kërkoi nga presidentja të ndalon deklarimet e tilla të stafit të kabinetit, përcjell InLajmi.
Ndërsa u kritikua nga komuniteti i gazetarëve, Vela doli të arsyetohet duke theksuar se reagimi i tij ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat që sipas tij ekanë të drejtën e tyre për raportim të lirë.
Tek pas reagimit të AGK-së, Veles iu kujtua roli i mediave duke i cilësuar ato themel i demokracisë së një vendi.
Postimi i plotë i tij:
Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave. /InLajmi/