Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati këtë të enjte feston ditëlindjen e tij, përcjell InLajmi.
Me këtë rast djali i tij Musliu bëri dedikimin emocional me ç’rast tha se kjo është ditëlindja e 3 e tij më radhë që po e feston larg familjes.
Ai i emocionuar për mungesën e babait i drejtohet atij nga larg me fjalët “mund të vjedhin ca nga koha jote por asnjëherë jetën dhe vitet e tua, asnjëherë lirinë që ti e ndjen në zemër e në mendje”.
Musliu shtoi se babi i tij është shembull dhe motiv për përkushtimin ndaj familjes dhe atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Gëzuar Ditëlindjen Hys
Sot po e feston ditëlindjen e 3 me radhë larg familjes, mund të vjedhin ca nga koha jote por asnjëherë jetën dhe vitet e tua, asnjëherë lirinë që ti e ndjen në zemër e në mendje.
Je shembull dhe motiv për përkushtimin ndaj familjes dhe atdheut, uroj që këtë vit bashkë me çlirimtarët e tjerë të ktheheni në atdheun tuaj /InLajmi/