Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas lajmit se janë djegur 2 vetura në pronësi të serbëve, përcjell InLajmi.
Vela dyshon se kjo djegie u bë për shkak se veturat kishin targa të Republikës së Kosovës.
Vela thekson se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok.
Ai thotë se sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë 2 vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”. /InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1641383065728499712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1641383065728499712%7Ctwgr%5Ee99a1a8971cdc0c45b379c4843794f9221ddab66%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fshefi-i-kabinetit-te-osmanit-dy-vetura-te-serbeve-u-dogjen-mbreme-shkak-mund-te-jene-targat-rks5%2F