Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj njoftoi këtë të mërkurë se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Xheladin Rekaliu’, përcjell InLajmi.
Zogaj njoftoi se kjo rrugë pas 90 ditësh do të ketë pamje tjetër e se rregullimi i kësaj rruge ishte kërkesë e vazhdueshme e banorëve.
Postimi i plotë i tij:
Filluam punimet në rehabilitimin e rrugës ‘Xheladin Rekaliu’!
Rruga me 4 korsi ka qenë e dëmtuar, dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit! Pas 90 ditësh do të kemi pamje tjetër. /InLajmi/