Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes aktuale, ndërsa ka vënë në theks neglizhencën e saj për emërimet në disa institucione të cilat tash e sa kohë janë pa udhëheqës, përcjell InLajmi.
Ndër institucionet të cilat vazhdojnë të mbeten pa udhëheqës Çitaku përmend Kryeprokurorinë e Shtetit, Bankën Qendrore dhe Trustin Pensional.
Nënkryetarja Çitaku e quan Qeverinë e Kosovës si “qeveri pa adresë, pa ambicie dhe pa vizion”.
Për më tepër, ajo thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë as rritje të pagave.
Postimi i plotë i saj:
Një Qeveri pa adresë.
Pa ambicje.
Pa vizion.
Pa Guvernator.
Pa Kryeprokuror.
Pa bord të Trustit.
Pa rritje të pagave.
Pa, pa, pa. Papaaaaa✋✋. /InLajmi/