Dritat Jugore jeshile dhe rozë kanë mahnitur qytetarët e Zelandës së Re, duke ofruar pamje spektalore në vend, transmeton InLajmi.

Richard Zheng, një vëzhgues relativisht i ri në skenë, qëndroi në Brighton Beach në Dunedin këtë javë për të bërë fotografi. Ai tha se intensiteti i dritave jugore ishte rritur më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

“Përballë një skene të tillë, ju mund të harroni menjëherë të gjitha problemet tuaja dhe vetëm të shikoni dhe vlerësoni për parëndësinë e qenieve njerëzore përpara natyrës”, tha Zheng.
Dritat Jugore mund të shihen rreth poleve magnetike kur atmosfera e sipërme goditet nga grimcat e ngarkuara energjike që udhëtojnë përgjatë vijave të fushës magnetike të Tokës.
Kur ato elektrone energjike përplasen me gazrat në atmosferë, ato lëshojnë dritë.
Në hemisferën veriore, fenomeni quhet Aurora Borealis. Në jug, quhet Aurora Australis, shkruan BBC.
Aurorat janë zakonisht të dukshme këtë kohë të vitit në të gjithë zonat jugore të Australisë dhe Zelandës së Re. /InLajmi/




















