Kosova sonte ishte nikoqir i Andorrës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat baras 0-0. Megjithatë, “Dardanët” patën disa raste të bukura mirëpo nuk arritën t’i finalizojnë ato. Në minutën e 7-të të ndeshjes u ndëshkua me karton të verdhë lojtari i Andorrës, Vales M.
Ndërsa në minutën e 23-të u ndëshkua Mirlind Kryeziu. Në fillim të pjesës së 2-të, në minutën e 58-të, Edon Zhegrova shkundi rrjetën e kundërshtarëve duke ia dhuruar epërsinë “Dardanëve”. Mirëpo pas vetëm dy minuta lojë, Andorra arriti ta barazoi rezultatin me golin e Berto Rosas.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Pas kësaj ndeshje, Kosova gjendet në pozitën e 3-të në grupin I me vetëm 2 pikë, shkruan Front.Online
Ndërsa liderë të tabelës është komëtarja e Zvicrës me 6 pikë, në pozitën e 2-të gjendet Romania me pikë të barabartë me Zvicrën. Në pozitën e katërt gjendet Andorra me vetëm një pikë, Izraeli në pozitën e 5-të me një pikë dhe Bjellorusia në pozitën e fundit me asnjë pikë.