Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sërish ka ironizuar sa i përket qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti ku ka theksuar temën e asocioacionit, përcjell InLajmi.
Hoti tha se janë mashtruar njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit vetëm sa për të arritur në pushtet, ndërsa kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej duke arritur edhe deri tek ‘’vetëmenaxhimi’’.
Nga ‘’as asi, as ksi’’ në ‘’ksi me vetëmenaxhim’’ tha mes të tjerash deputeti i LDK-së duke e akuzuar Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për keqmenaxhim dhe mos mbajtje të fjalëve që sipas tij i kishin thënë sa për arritje të pozitës në pushtet.
Postimi i plotë i tij:
Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”.
I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet.
Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke ardhur deri tek “vetëmenaxhimi”./InLajmi/