Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Grabanicë të Klinës, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ishte duke punuar në ndërtimtari, kur papritur ishte rrëzuar në tokë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Sipas mjekëve në QKMF, viktima ishte sjell pa shenja jete dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Grabanicë, Klinë, 27.03.2023 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/