Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në fund të këtij viti ka arritur të kurorëzojë me marrëveshje një tjetër tender.
Dikasteri që udhëhiqet nga Endrit Shala, këtë herë ka menduar për inspektorët e tregut të cilët janë furnizuar me veshëmbathje.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizm me veshëmbathje për personelin e Inspektoratit të Tregut”, ka kushtuar hiç më pak se 13.759,00 euro.
Në fillim, MTI për të njëjtin tender ka ndarë gjithësej 17.000,00 euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Seykos SH.P.K.”./InLajmi