Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku persona të panjohur sulmuan me armë zjarri në drejtim të objekteve të Top Channel, e për pasojë mbeti i vdekur roja i sigurisë, përcjell InLajmi.
Begaj u shprehu ngushëllime familjes së viktimës.
Gjithashtu ai inkurajoi organet ligjzbatuese që të zbardhin rastin sa më shpejt.
Postimi i plotë i tij:
Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë P.K.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së P.K., inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale. /InLajmi/