Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës, shkruan InLajmi.
Rastin për InLajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se të dielën rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali.
Ajo tha se nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor
Ahmeti shtoi se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje./InLajmi/