Në 24-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë homazhe në varrezat e këtij fshati, si dhe në Nagac dhe Randobravë, përcjell InLajmi.
Latifi theksoi se ushtarët që luftuan për lirinë nga armiku njerëzor do të mbesin gjithmonë të pavdekshëm.
Ndryshe, Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë njerëzit janë të vdekshëm por kur ata vdesin me pushkë në dorë, për Atdheun e tyre dhe për lirinë e tij nga armiku çnjerëzor, kthehen në të pavdekshëm.
Bashkë me familjarë, miq e veteranë të UÇK-së, në përvjetorin e rënies së tyre, mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Randobravë, sot nderuam kujtimin për dëshmorët e kombit: Ragip Hoti (vëllai i Ukshin Hotit),
Xhemajli e Shukri Hoti, Sami Nalli, Agim Nalli, Agim Hoti dhe Njazi Gashi.
LAVDI! /InLajmi/