Një zotim i mëhershme i zëvendeskryeministrit Besnik Bislimi, bëri që sot aktivistë të PSD-së ta sulmonin atë me “torte” dhe “milkshake”.
Sipas Zgjim Hysenit të PSD-së, krenegociatori i dialogut me Serbinë kishte thënë se s’do të lejonte themelimin e asnjë lloj të Asociacionit, me apo pa kompetenca ekzekutive.
Hyseni shtoi se Bislimi s’do të duhej të heshte dhe ta bënte “strucin sikurse krejt qeveria”, shkruan Gazeta10.
“Në kohën e zhvillimit të dialogut, Besnik Bislimi është zotuar që edhe nëse dikush do me ba Asociacion në këtë qeveri, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, atëhere Besnik Bislimi nuk është në qeveri. Tashmë kjo është e konfirmume. Për atë punë Besnik Bislimi s’duhet me hesht edhe me ba strucin qysh e bënë krejt qeveria, por duhet me u përgjigj karshi zotimeve që i ka dhënë vet.”, u shpreh Hyseni.