Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë, raporton InLajmi.
Aktivistë nga PSD-ja përmes një posteri me figurën e kryeministrit Albin Kurti me hundën e zgjatur si “Pinokio” kanë bërë thirrje për protestë.
Në posterin e lëshuar në urën e madhe shkruhet “Protesto 25 mars, ora 14:00. Kundër marrëveshjes, kundër mashtrimit”.
Ndryshe, PSD ka paralajmëruar protestë më 25 mars kundër marrëveshjes së dakorduar me kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Ohër. /InLajmi/