Këtë të martë do të mbahen mbledhjet e disa e komisioneve parlamentare.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit 08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje
Ndryshe me këtë ligj afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për certifikatë legalizimi dhe për leje legalizimi për përfundim të ndërtimit është 31 dhjetor 2025.
Po ashtu Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të bëj shqyrtimin e Raportit me rekomandime lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, miratimi i Planit të Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023, formimi i grupit të punës për shqyrtimin e Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP dhe shqyrtimi i kërkesës së ndërmarrjes “Kosova Thëngjill Sh.A”, shkruan RTK
Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)’. Të ftuar: Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it z.Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv z.Evatar Zeqiri, mmbikëqyrja e zbatimit të Ligjit 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, shqyrtimi i propozim rekomandimeve për raportin e auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët” për vitin 2021’’, shqyrtimi i propozim rekomandimeve për raportin e auditimit të performancës të “Teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave” dhe shqyrtimi i përfundimit të Kryesisë së Kuvendit për rregullësinë e procedimit për shqyrtim dhe miratim të rekomandimeve për KRM Pastrimi sh.a, për vitin 2021.