Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është një ditë ndërkombëtare e cila shënohet më 21 mars, përcjell InLajmi.
Si e tillë ajo është shpallur me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuar më 28 nëntor të vitit 2012
Çdo vit, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë ditë duke ngritur dhe formësuar vetëdijen për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve, si dhe pemëve jashtë pyjeve, në dobi të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.
Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje për të organizuar aktivitete lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që përfshijnë pyje dhe pemë, siç janë fushatat për mbjelljen e pemëve.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shënuar për herë të parë më 21 mars të vitit 2013. /InLajmi/