Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka filluar faza e konsultimit dhe hartimit të dokumentit narrativ mbi memoralin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, përcjell InLajmi.
Nga Ministria njoftuan se për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, kanë hapur linjë telefonike dhe email adresë.
Më tej njoftuan se ekipet do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të ardhur te ju për t’ju inkuadruar në proces.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës:
Ka filluar faza e konsultimit dhe hartimit të dokumentit narrativ mbi memoralin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, kemi hapur linjë telefonike dhe email adresë. Për tu përfshirë në konsultime, informatat kontaktuese i gjeni të bashkëlidhura. Ekipet tona do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të ardhur te ju për t’ju inkuadruar në proces. /InLajmi/