Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunc Angili, përcjell InLajmi
Zëvendësministri Ahmeti, e uroi ambasadorin Angili për detyrën e re dhe i shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të 2 vendeve.
Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti, shprehi ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmeteve që kanë goditur Turqinë. Duke theksuar se Kosova i ka qëndruar pranë popullit turk në këto momente të vështira.
Gjatë takimit, biseda u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyeshme bilaterale. U diskutua mbi organizimin e konsultimeve të 2 ta politike, thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë.
Ambasadori Angili, është shprehur falënderues për mikpritjen në Kosovë. Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmetet shkatërruese. /InLajmi/