Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i njoftoi të gjitha subjektet politike për afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, përcjell InLajmi.
Nga KQZ-ja njoftuan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike përfundon më 22 mars 2023.
Sipas KQZ-së kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike. /InLajmi/