• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 18 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Diplomatët amerikanë pritshmëritë e larta për takimin e Ohrit

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
17 March 2023
në Kosovë
0 0
0
Diplomatët amerikanë pritshmëritë e larta për takimin e Ohrit
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është optimist për një rezultat pozitiv nga takimi i nesërm në Ohër.

Emisari amerikan ka thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të siguruar paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe tërë rajonit.

Escobar nga Prishtina ka përsëritur se Kosova ka mbështetjen e Amerikës, si mbështetësi më i madh i saj Kosovës në botë.

“I mirëpres takimet shumë produktive në Ohër bashkë me Kurtin dhe Vuçiq. Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë e pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik dhe ne mendojmë se ky propozim evropian i lehtësuar nga BE-ja mundëson një shansë të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet 2-ja vendeve. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë, por jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin që të zhbllokohet disa prej burimeve më të mira që Ballkani ia ofron vetes dhe të tjerëve. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam optimist, shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore dhe shpresoj se pas së shtunës do të kemi lajme të mira”, është shprehur Escobar.

Për pritshmëritë nga takimi i Ohrit, Escobar ka folur dje më gjerësisht edhe nga Serbia.

Escobar ka thënë se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

Emisari amerikan tha se mendon se është plotësisht e mundur të arrihet një marrëveshje përfundimtare për normalizimin këtë vit.

“Do të kisha dashur që këtë vit të arrihet, dhe mendoj se kjo është plotësisht e mundshme”, u shpreh ai.

Ai thekson se dëshiron që institucionet e Kosovës dhe Serbisë të jenë të lidhura me të gjitha strukturat evropiane.

“Kjo marrëveshje duhet të “hapë derën” sepse më në fund do të kemi normalizim”, vuri në dukje Escobar.

I dërguari special i SHBA-së tha se nuk pret që gjatë takimit në Ohër të ketë nënshkrime, por theksoi se do të hapet rruga për përparim të mëtejmë.

“Nuk pres që tani të ketë nënshkrime, por shpresoj për progres. Mundësitë do të ishin shumë pozitive për rajonin”, thotë ai.

Gjatë javës thirrje për marrëveshje ka bërë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai ka theksuar edhe një herë qëndrimin e shtetit që ai e përfaqëson, duke thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë që të arrijë marrëveshje me Serbinë në takimin e radhës që do të mbahet me 18 mars në Ohër.

Sipas tij, të gjitha vendet që kanë qëndruar pranë Kosovës drejt rrugëtimit të saj si shtet, janë të pajtimit se kjo marrëveshje do t’i sjellë benefite Kosovës dhe rajonit.

Përpos përfitimeve që dalin nga propozimi evropian, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova mund të përfitojë edhe në mënyrë indirekte nga takimi i 18 marsit, të shtunën, në Ohër.

Nëse shihet se Kosova ka kontribuuar në arritjen e një dakordimi për zbatim të propozimit evropian, Hovenier ka thënë se SHBA-të do ta rrisin masivisht aktivitetin për t’ia mundësuar Kosovës anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne besojmë se Kosova një ditë duhet të jetë, dhe do të jetë, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike, dhe çështja e vetme është si të bëhen kushtet e duhura për ta arritur këtë. Në rast se e arrijmë një marrëveshje në Ohër dhe Kosova shihet se ka kontribuar për ta arritur në mënyrë të suksesshme dhe konstruktive për ta arritur këtë marrëveshje, mendoj se do të shihni aktivitet të përtërirë amerikan dhe realizimin e këtij vizioni. Nuk është se nuk kemi tentuar në të kaluarën”, ka deklaruar ambasadori Hovenier gjatë kësaj jave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars do të takohen në Ohër për të folur për zbatimin e marrëveshjes.

Prezentë në këtë takim do të jenë emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe shefi i diplomacisë, Josep Borrell.

Pjesë e takimit do të jetë po ashtu edhe i dërguari i ShBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Reporteri.net.

Takimet e ndara do të fillojnë nga ora 10:00, ndërkaq takimi trilateral, është paralajmëruar pas mesditës.

Tags: Gabriel EsobarSerbiaSHBA
Postimi i mëparshëm

Selimi: Kosova nuk do të bëhet menjëherë anëtare e Këshillit të Evropës

Postimi tjetër

Kurti falënderon ambasadorët e OSBE-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin cilësor

Të ngjajshme Postime

Moti për ditën e sotme
Kosovë

Pritet destabilizim intensiv i motit

17 July 2025
Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer
Kosovë

Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

17 July 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje
Kosovë

Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje

16 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale

16 July 2025
Policia deklarohet për zjarrin në një depo të një marketi në Lipjan: Raportohet vetëm për dëme materiale
Kosovë

Policia deklarohet për zjarrin në një depo të një marketi në Lipjan: Raportohet vetëm për dëme materiale

15 July 2025
Vdes një 69 vjeçar, dyshohet se ka rënë në lumin Morava
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për “Vrasje në tentativë”, kishte plagosur një person në Gojbuljë të Vushtrrisë

15 July 2025
Postimi tjetër
Kurti falënderon ambasadorët e OSBE-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin cilësor

Kurti falënderon ambasadorët e OSBE-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin cilësor

Lajmet e fundit

Lamtumirë Lule – artiste e veçantë

Lamtumirë Lule – artiste e veçantë

17 July 2025

Çfarë ka ndodhur me 17 korrik ndër vite?

17 July 2025
Reçel me Luleshtrydhe – Shije fantastike në 30 minuta

Reçel me Luleshtrydhe – Shije fantastike në 30 minuta

17 July 2025
Moti për ditën e sotme

Pritet destabilizim intensiv i motit

17 July 2025
“Të dua siç je, bashkë me gabimet”, dashuria, art i bazuar në ndershmëri

“Të dua siç je, bashkë me gabimet”, dashuria, art i bazuar në ndershmëri

17 July 2025
Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

17 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu