I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me stafin e tij vizitoi shtëpinë e të moshuarve, përcjell InLajmi.
Rama tha se koha që e kaloi në këtë shtëpi i kujtoi atij që mosha është vetëm një numër, por mençuria e përvoja që vjen me të është e paçmuar.
Më tej ai tha se është e rëndësishme që të ofrohet një vend i rehatshëm për personat e moshuar.
Postimi i plotë i tij:
Koha që kaloj në Shtëpinë e të Moshuarve në #Prishtinë, më kujton se mosha është vetëm një numër, por mençuria e përvoja që vjen me të është e paçmuar.
Është e rëndësishme që ne të ofrojmë një vend të rehatshëm dhe të sigurt për personat e moshuar, të cilët kanë nevojë për kujdes dhe të ndjehen si në shtëpinë e tyre
Poashtu, ky vend duhet të ofrojë një ndjenje bashkësie, në mënyrë që të luftohet një nga problemet më të mëdha me të cilën ballafaqohet ky komunitet – vetmia.
Shumë i lumtur që këtë vizitë e bëmë bashkë me hoxhë Halil Kastrati, i cili si pioner në këtë aspekt, na dha ide fantastike për investime të reja në këtë shtëpi /InLajmi/