Aktori i mirënjohur, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas lajmit se lumi Vjosa në Shqipëri është shpallur Park Kombëtar, përcjell InLajmi.
DiCaprio vazhdimisht ka lobuar për ruajtjen e natyrës, e sidomos për ruajtjen e lumit Vjosa, e padyshim ky lajm nuk kishte si të mos ta gëzonte.
Aktori ka thënë se bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
Sipas tij, ky është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.
“Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan ai. /InLajmi/
View this post on Instagram