Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndodhen në Tepelenë, ku po marrin pjesë në një aktivitet për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi shpalljen e Vjosës Park Kombëtar si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.
“Ky është një moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën, si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, social dhe trashëgimia për brezat që vijnë, mund të shihet krejt ndryshe nga sa rëndom jemi mësuar, duke kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter i natyrës”
“Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë që në krye të herës, kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk është një vendim i lehtë por i vështirë për disa arsye shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.“, tha Rama për Abc.News.al.
Kryeministri nuk kurseu edhe komentin për të gjithë evropianët që bënë fushatë për mbrojtjen e Lumit Vjosa. Kreu i qeverisë theksoi se pasi “zbutën lumenjtë e tyre të egër në Evropë, kërkonin mbrojtjen e lumit të Vjosës”.